Drejtoresha Hoti mori pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së pakove bujqësore për fermerët përfitues nga CARITAS-i Zviceran dhe kompania “JONI-SH”
- 20/05/2024 16:05
Drejtoresha e drejtorisë së Bujqësisë, Lirie Hoti, sot mori pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së pakove bujqësore në fshatin Balloc, për fermerët lokal përfitues nga projekti i financuar nga CARITAS-i Zviceran në bashkëpunim me kompaninë “JONI-SH”. Qëllimi i kësaj ceremonie ishte promovimi i kultivimit të bazuar në kontratë dhe lidhjet me tregun si dhe shpërndarja e imputeve për kultivimin e sipërfaqeve të reja, ku përgjatë kësaj ceremonie u bë shpërndarja e pakove e cila përmbante rreth 21,160 fidaneve për 18 fermerë të rinj të mjedrës, sistemin përcjellës të ujitjes dhe certifikim me standarde ndërkombëtare. Drejtoresha Hoti në një fjalë rasti përgëzoi organizatorët për këtë ngjarje kaq të rëndësishme për sektorin e bujqësisë, e në veçanti atë të mjedrrës, ndërsa u zotua në mbështetjen e saj të plotë të fermerëve me qëllim të rritjes së prodhimit bujqësor dhe përmirësimit të cilësisë së jetës për fermerët dhe zhvillimit të qëndrushëm ekonomik. Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të donatorëve ndërkombëtar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), përfaqësues nga CARITAS-i Zviceran në Kosovë (projekti EREA), përfaqësues të shoqatave dhe fermerë.