Drejtoresha Hoti zhvilloi vizitë tek disa fermerë të dalluar

  • 20/05/2024 16:05

Drejtoresha e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Lirie Hoti sot ka bërë një vizitë tek fermerët Bekim Vokrri, Visar Vokrri dhe Tefik Jashari. Bekimi dhe Visari merren me perimkulturë, ndërsa Tefiku merret me blegtori. Drejtoresha Hoti ka qenë shumë e kënaqur gjatë këtyre vizitave kur pa punën dhe përkushtimin e këtyre fermerëve në kultivimin e perimeve dhe rritjen e numrit të krerëve të lopëve. Ajo i ka inkurajuar fermerët të vazhdojnë me përkushtim punën e tyre dhe ka siguruar se komuna do të ofrojë mbështetje në lehtësimin e punës së tyre dhe zhvillimin e veprimtarive bujqësore. Gjatë vizitave drejtoresha Hoti është informuar edhe më tej rreth nevojave të këtyre fermerëve, duke i marrë për bazë kërkesat e tyre që në projektet të cilat do të zbatohen nga kjo drejtori të orientohen edhe politikat e subvencionimit të fermerëve, duke i realizuar projektet në bashkëpunim të ngushtë me fermerët. Vizita të tilla do të zhvillohen edhe ditëve në vijim nga drejtoresha Hoti dhe zyrtarët e kësaj drejtorie tek fermerët që merren me kultura të tjera bujqësore.