Shpërndahen 50 freza për fermerët përfitues
- 20/05/2024 16:05
Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi bashkë me Ambasadorin e Turqisë në Kosovë Tunç ANGILI, koordinatoren e TiKA-s turke në Kosovë Fulya Aslan, drejtoreshën e Bujqësisë Lirie Hoti kanë marrë pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së frezave të dheut për 50 përfitues fermerë llapjanë. Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me organizatën TiKA të cilët kanë financuar me 55% të vlerës së projektit, Komuna e Podujevës me 30%, kurse fermeri ka participuar me 15% të vlerës së projektit. Kryetari Bulliqi i ka falënderuar ambasadorin turk dhe koordinatoren e organizatës TiKA për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Komunën e Podujevës, si dhe shprehi gatishmërinë e plotë për bashkëpunim edhe në të ardhmen për projekte të tjera në dobi të fermerëve dhe qytetarëve llapjanë. Kryetari Bulliqi i uroi fermerët përfitues, duke ju dëshiruar punë të mbarë si dhe u zotua para tyre se komuna do të vazhdojë mbështetjen për bujqit e vyer.