Shpërndahen 50 freza për fermerët përfitues

  • 5/20/2024 4:24:35 PM

Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi bashkë me Ambasadorin e Turqisë në Kosovë Tunç ANGILI, koordinatoren e TiKA-s turke në Kosovë Fulya Aslan, drejtoreshën e Bujqësisë Lirie Hoti kanë marrë pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së frezave të dheut për 50 përfitues fermerë llapjanë.  Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me organizatën TiKA të cilët kanë financuar me 55% të vlerës së projektit, Komuna e Podujevës me 30%, kurse fermeri ka participuar me 15% të vlerës së projektit. Kryetari Bulliqi i ka falënderuar ambasadorin turk dhe koordinatoren e organizatës TiKA për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Komunën e Podujevës, si dhe shprehi gatishmërinë e plotë për bashkëpunim edhe në të ardhmen për projekte të tjera në dobi të fermerëve dhe qytetarëve llapjanë. Kryetari Bulliqi i uroi fermerët përfitues, duke ju dëshiruar punë të mbarë si dhe u zotua para tyre se komuna do të vazhdojë mbështetjen për bujqit e vyer.

Drejtoresha Hoti zhvilloi vizitë tek disa fermerë të dalluar

  • 5/20/2024 4:18:40 PM

Drejtoresha e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Lirie Hoti sot ka bërë një vizitë tek fermerët Bekim Vokrri, Visar Vokrri dhe Tefik Jashari. Bekimi dhe Visari merren me perimkulturë, ndërsa Tefiku merret me blegtori. Drejtoresha Hoti ka qenë shumë e kënaqur gjatë këtyre vizitave kur pa punën dhe përkushtimin e këtyre fermerëve në kultivimin e perimeve dhe rritjen e numrit të krerëve të lopëve. Ajo i ka inkurajuar fermerët të vazhdojnë me përkushtim punën e tyre dhe ka siguruar se komuna do të ofrojë mbështetje në lehtësimin e punës së tyre dhe zhvillimin e veprimtarive bujqësore. Gjatë vizitave drejtoresha Hoti është informuar edhe më tej rreth nevojave të këtyre fermerëve, duke i marrë për bazë kërkesat e tyre që në projektet të cilat do të zbatohen nga kjo drejtori të orientohen edhe politikat e subvencionimit të fermerëve, duke i realizuar projektet në bashkëpunim të ngushtë me fermerët. Vizita të tilla do të zhvillohen edhe ditëve në vijim nga drejtoresha Hoti dhe zyrtarët e kësaj drejtorie tek fermerët që merren me kultura të tjera bujqësore.

Drejtoresha Hoti mori pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së pakove bujqësore për fermerët përfitues nga CARITAS-i Zviceran dhe kompania “JONI-SH”

  • 5/20/2024 4:15:41 PM

Drejtoresha e drejtorisë së Bujqësisë, Lirie Hoti, sot mori pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së pakove bujqësore në fshatin Balloc, për fermerët lokal përfitues nga projekti i financuar nga CARITAS-i Zviceran në bashkëpunim me kompaninë “JONI-SH”. Qëllimi i kësaj ceremonie ishte promovimi i kultivimit të bazuar në kontratë dhe lidhjet me tregun si dhe shpërndarja e imputeve për kultivimin e sipërfaqeve të reja, ku përgjatë kësaj ceremonie u bë shpërndarja e pakove e cila përmbante rreth 21,160 fidaneve për 18 fermerë të rinj të mjedrës, sistemin përcjellës të ujitjes dhe certifikim me standarde ndërkombëtare. Drejtoresha Hoti në një fjalë rasti përgëzoi organizatorët për këtë ngjarje kaq të rëndësishme për sektorin e bujqësisë, e në veçanti atë të mjedrrës, ndërsa u zotua në mbështetjen e saj të plotë të fermerëve me qëllim të rritjes së prodhimit bujqësor dhe përmirësimit të cilësisë së jetës për fermerët dhe zhvillimit të qëndrushëm ekonomik. Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të donatorëve ndërkombëtar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), përfaqësues nga CARITAS-i Zviceran në Kosovë (projekti EREA), përfaqësues të shoqatave dhe fermerë.

Hapet aplikimi për Programin e Pagesave Direkte/ Subvencione 2024 në bujqësi

  • 5/20/2024 3:55:04 PM

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur thirrjen për aplikim për pagesa direkte/subvencione për 28 nënsektore dhe kultura bujqësore. Thirrja për aplikim do të qëndrojë e hapur 30 ditë kalendarike, ku fillon nga sot më datë 13 mars 2024 deri më 12 prill 2024, në orën 16:00. Aplikimi bëhet në objektin e vjetër të komunës në sallën numër 19. Për kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim dhe informatat e nevojshme mund t’i gjeni në web faqen e MBPZHT-së, http://www.mbpzhr-ks.net dhe në web faqen e AZhB-së, http://www.azhb-ks.net, si dhe në Drejtoritë Komunale për Bujqësi.

Teknologjia e Re po Revolucionon Tregun Bujqësor

  • 5/15/2024 11:03:45 AM

Tregu i bujqësisë po kalon një transformim të rëndësishëm falë teknologjive të reja që aplikohen në fusha të ndryshme të këtij sektori. Falë dronëve, sensorëve dhe inteligjencës artificiale, fermerët tani kanë aftësinë të monitorojnë të korrat e tyre në kohë reale, të optimizojnë përdorimin e burimeve dhe të rrisin rendimentet. Një nga risitë më të fundit është përdorimi i dronëve për të monitoruar shëndetin e bimëve dhe aplikimin e saktë të pesticideve. Kjo jo vetëm që rrit efikasitetin, por gjithashtu redukton ndikimet negative mjedisore. Përveç kësaj, përdorimi i sensorëve të tokës dhe ujit i ndihmon fermerët të marrin vendime të informuara për ujitje dhe plehërim, duke kursyer kështu ujin dhe plehrat. Këto përparime teknologjike premtojnë një të ardhme më të qëndrueshme dhe produktive për bujqësinë, duke përmirësuar jetën e fermerëve dhe duke kontribuar në sigurinë globale të ushqimit.